Zgjedhjet lokale, LDK kërkon shkurtimin e fushatës për shkak të COVID
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kërkon që të shkurtohet fushata zgjedhore prej 30 ditë në 10 ditë.
Këtë kërkesë Abdixhikut e ka bërë për shkak të situatës epidemiologjike në Kosovë.
Abdixhiku i bëri ftesë publike edhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
“Më saktësisht, në këtë pakt, propozoj që me vullnet të plotë politik, përkundër rregullativës ligjore në vend, të shkurtojmë fushatën zgjedhore nga 30 ditë në 10 ditë. Ta bartim përballjen politike nga terreni ku grumbullojmë zakonisht me qindra e mijëra njerëz përnjëherë, në debate tjera, televizive, përballje digjitale e sociale”, është shprehur Abdixhiku.
Fushata zgjedhore është paraparë që të zhvillohet nga data 16 shtator deri më 15 tetor.
Ndërkohë zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të zhvillohen më 17 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta