Zgjedhjet lokale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, VV-ja kërkon fitoren

27 Nëntor 2020 | 15:09

Në ditën e fundit të fushatës, para zgjedhjeve të së dieles, llapjanët kanë mbushur sheshin e qytetit. Ata presin nga kryetari i ri, më shumë zhvillim në këtë komunë e cila llogaritet ndër më të pazhvilluarat në vend.

“Ne në Podujevë e kemi pasur një virus që 21 vjet. Edhe besoj se vaksina më e mirë mund të jetë Shpejtim Bulliqi për ta shuar këtë virus famëkeq”.

“Dr. Ibrahim Rugova na la amanet që kurrë LDK dikujt tjetër të mos ia lëshojë Podujevën e Podujeva gjithmonë të jetë e KDK-së”.

“Ndryshime shumë pozitive edhe shpresojmë që Vetëvendosje t’iu jap fubd këtyre gjerave, sidomos këtu në Podujevë”

“I vetmi është Nexhmi Rudari kandidati më i mirë për komunën e Podujevës me punë të mira për llapjanët”.

Për shkak se zgjedhjet po mbahen në kohë pandemie, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’iu dërgojë ekipet lëvizëse në shtëpitë e tyre për t’iu mundësuar votimin të gjithë të infektuarve, të evidentuar si të prekur nga Covid-19, nga 15 nëntori deri me 26 nëntor.

Në rast se të evidentuarit kapen duke votuar qoftë edhe në qendrën më të afërt të votimit, paralajmërohen masa të rrepta sipas ligjit.

Zgjedhjet e parakohshme në Podujevë e Mitrovicën e Veriut mbahen pasi kryetarët e dy komunave, morën poste ministrore në Qeveri. Sidoqoftë, mandati i kryetrarit të Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës, do të zgjasë vetëm nëntë muaj, pasi në vjeshtën e vitit që vjen, mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026