5,6 milionë euro për zgjedhjet, Kosova përgatitet për proces të parakohshëm, të shtrenjtë e në kohë pandemie

8 Janar 2021 | 11:47

Gjithsej 5.6 milionë euro do t’i kushtojnë Kosovës zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

“Projeksion i buxhetit është 5 milionë e 650 mijë. Pra, kjo do të kërkohet nga dita e nesërme nga Qeveria që të bëhet alokimi”, thotë Valdete Daka, kryetare e KQZ.

Zgjedhjet e parakohshme sjellin me vete edhe përshpejtimin e organizimit.

“Pra, në periudha të rregullta zgjedhore, KQZ- ja ka kohë për të përgatitur një proces zgjedhor nga katër deri në gjashtë muaj, ndërkaq tani janë rreth 40 ditë në dispozicion të KQZ-së për të organizuar zgjedhjet e parakohshme”, shprehet Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021.

Tashmë, bazuar në vendimin e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, që zgjedhjet të mbahen brenda 40 ditësh, shumë nga afatet ligjore të parapara do të jenë më të shkurtuara, përfshirë edhe certifikimi i subjekteve politike apo edhe organizimi e mbajtja e fushatës elektorale.

Por, jo vetëm kaq. Për shkak të aktgjykimit të Kushtetueses, e cila rrëzoi Qeverinë Hoti, këta emra do të verifikohen nëse kanë precedentë penalë.

“KQZ do t’i përcjellë Këshillit Gjyqësor të Kosovës, listat e subjekteve politike me emrat e kandidatëve të tyre për të marrë përgjigje nëse ata janë në pajtueshmëri me nenin 29 të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, respektivisht germën “q” të këtij neni”, shprehet z. Elezi.

Fushata zgjedhore fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt. Por, përveç kohës së shkurtër për organizim të zgjedhjeve, problem është edhe pandemia, prandaj zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë të Veriut do të shërbejnë si mostër.

“Dokumentet të cilat i ka miratuar KQZ-ja në ato zgjedhje dhe që mund të shërbejnë edhe në këtë proces zgjedhor, janë regjistrimi dhe mënyrat se si duhet të votojnë personat që fatkeqësisht mund të votojnë personat me Covid-19, dhe që në ditën e zgjedhjeve për shkak të karantinës shtëpiake, nuk mund të shkojnë në vendvotime për shkak se masat kufizuese ua pamundësojnë këtë”, shpjegon zëdhënës i KQZ-së.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026