Zgjedhjet në 26 shtator në Gjermani, AFD dhe Të Gjelbrit hapin fushatën
Gjermania bëhet gati të hyjë në fushatë zgjedhore, duke u përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme të cilat mbahen në 26 shtator.
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë është pjesë e garës. AFD ka filluar fushatën e saj, duke përfituar nga pozicioni i saj si një kampion i rezistencës ndaj kufizimeve të coronavirusit.
“Dhe kjo industri frike, kjo industri frike përhap frikë dhe terror. Të dashur bashkatdhetarë me këtë frikë dhe panik është bërë edhe politika në këtë vend prej shumë vitesh. Frika nga energjia bërthamore, frika nga apokalipsi i klimës, gripi i shpendëve dhe derrave, duke u djegur në ferrin e ngrohjes globale, lëndët djegëse fosile dhe natyrisht virusin e supozuar vrasës COVID-19”, u shpreh Tino Chrupalla, kreu i partisë Alternativa për Gjermaninë.
Të Gjelbrit po ashtu kanë nisur të vendosur rrugën e fushatës.
Sipas sondazheve ata renditen të dytët pas aleancës konservatore të CDU/CSU të Angela Merkel.
“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Ne duhet të largohemi nga qymyri, duhet të investojmë në energjinë e erës, ne nuk duhet të premtojmë vetëm turbina me erë, ne duhet t’i ndërtojmë ato. Ne kemi nevojë për panele diellore në çati”, tha Annalena Baerbock, kandidate e partisë së Gjelbër për kancelare.
Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të kandidojë për një mandat të pestë. Partia e saj ka zgjedhur Armin Laschet, guvernatorin e shtetit të Nordrhein-Westfalen, si kandidatin e saj për t’u bërë kancelari i ardhshëm i vendit
LEXONI GJITHASHTU:
Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion
- 09:20 Treni përplas makinën në Britani, humb jetën shoferja. Pasagjerja 8-vjeçare në gjendje kritike
- 09:18 Ndalimi i rrjeteve sociale për adoleshentët, Australia synon masa më të ashpra
- 09:07 Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve
- 09:06 Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit