Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion të përhapur në qeverinë e tij dhe ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht presionit në rritje nga opozita dhe hetimeve që përfshijnë figura të lidhura me Partinë Socialiste.
Gjatë një debati parlamentar mbi çështjet e korrupsionit, Sanchez pranoi se zhvillimet e fundit gjyqësore kanë shkaktuar shqetësim në opinionin publik, por këmbënguli se bëhet fjalë për raste individuale dhe jo për një problem të përgjithësuar brenda partisë së tij.
“Nuk jemi të pagabueshëm. Por pikërisht për këtë arsye ne pastrojmë atë që duhet pastruar”, deklaroi ai.
Kreu i qeverisë spanjolle mohoi gjithashtu pretendimet se Partia Socialiste është financuar në mënyrë të paligjshme dhe akuzoi opozitën, përfshirë Partia Popullore dhe Vox, se po përpiqen të krijojnë perceptimin e një krize të përgjithshme korrupsioni.
Ndërkohë, lideri i opozitës, Alberto Nunez Feijoo, i bëri thirrje Sanchez të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të reja, duke e akuzuar atë se ndodhet në qendër të skandaleve që po tronditin politikën spanjolle.
Megjithatë, Sanchez u shpreh i vendosur për të vazhduar mandatin, duke argumentuar se qeveria e tij është më e aftë për të luftuar korrupsionin sesa një koalicion i mundshëm mes Partisë Popullore dhe Vox-it.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Spanjë janë planifikuar të mbahen në gusht të vitit 2027.
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
Ligjvënësi gjerman i ekstremit të djathtë përballet me kritika pasi fotoja e tij tregon përshëndetjen naziste
BE-ja propozon integrim gradual për vendet kandidate, zbardhet plani si mund të përfitojnë vendet kandidate
- 09:00 Ekuadori përmbys Gjermaninë me rezultatin 2-1 dhe kalon në fazën eliminatore të Botërorit
- 08:53 Kompania tajvaneze: Një anije u godit nga një objekt i panjohur në brigjet e Omanit
- 08:50 Holanda fiton 3-1 ndaj Tunizisë, siguron një vend në raundin tjetër
- 08:47 Mbyllet pas më pak se një viti burgu “Alcatraz”, DeSantis: Përmbushi rolin e emergjencës për të cilin ishte ndërtuar
- 08:42 Aksident hekurudhor në Poloni, përplasen dy trena. Raportohet për të plagosur (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve