Zgjedhjet në Dibër përmes ilustrimeve
57.680 qytetarë të Bashkisë Dibër do t’i drejtohen më 6 mars qendrave të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri.
E pozicionuar si e katërta bashki me numrin më të lartë të votuesve në këto zgjedhje, Dibra është e ndarë në 15 njësi administrative.

Qytetarët e Dibrës do tu drejtohen 101 qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre për një nga 4 kandidatët në garë.

Partia Socialiste e cila drejton dhe këtë bashki aktualisht me kryebashkiakun e komanduar, Shkëlqim Murrja do të përfaqësohet në këto zgjedhje me Rahim Spahiun.
Partia Demokratike ka zgjedhur Luan Hakën si kandidat ndërsa koalicioni Shtëpia e Lirisë përfaqësohet me Premtim Kryemadhin. Në këtë bashki ndryshe nga 5 në garë për karrigen e kryebashkiakut do jetë dhe një kanditat i katërt, Dritan Torba nga Lëvizja e Re.
Dibra është një nga 6 bashkitë që shkon në zgjedhje të pjesshme pasi në 2021, kryebashkiaku i dalë nga votimet e 2019, Dionis Imeraj dha dorëheqje nga kjo detyrë. Shkak u bë përfshirja e Imerajt në garën për deputet të qarkut Dibër më 25 prill, ku ish kryebashkiaku nuk arriti të sigurojë një ulëse në kuvend.

Me një buxhet prej 910 milionë lekësh në vitin 2021, kjo bashki është me e madhja në qarkun e Dibrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta