Zgjedhjet në Francë, partia e Macron rrezikon pushtetin

13 Qershor 2022 | 10:25

Do të duhet të presim raundin e dytë të zgjedhjeve për të mësuar nëse presidenti francez Emanuel Macron do të mund të ruajë mazhorancën qeverisëse.

Zgjedhjet e së dielës treguan se aleanca e krahut  të majtë Nupes, udhëhequr nga Jean Luc Melenchon është shumë pranë partisë së Macron; 25.75% e qytetarëve votuan për partinë e presidentit dhe 25.61% për koalicionin e majtë.

“E vërteta është se partia presidenciale u mund në fund të këtij raundi të parë. Për herë të parë në historinë e Republikës së Pestë, një president i sapozgjedhur nuk është në gjendje të mbledhë shumicën në zgjedhjet parlamentare”, thotë Jean-Luc Melenchon, kreu i koalicionit Nupes.

Parashikohet që në raundin e dytë partia e presidentit, Ensemble do të fitojë, por do të sigurojë më pak vende se 5 vite më parë duke rrezikuar shumicën qeverisëse.

Nga 577 vende që ka parlamenti francez, për të siguruar shumicën, duhet të sigurosh 289 ulëse. Sipas sondazheve, në raundin e parë partia e Macron siguron nga 255 në 295 vende ndërsa, e majta 150 deri në 190.

“Ne kemi përpara një javë mobilizimi. Një javë për të bindur. Një javë për të marrë një shumicë të fortë dhe të qartë. Vetëm kjo shumicë e fortë do të na lejojë t’u përgjigjemi nevojave urgjente që rëndojnë në jetën e përditshme të francezëve dhe për të përballuar sfidat e së ardhmes”, shprehet Elisabeth Borne, kryeministre e Francës.

Kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme për të mbërritur në raundin e dytë dhe renditet e treta parti.

Le Pen u bëri thirrje njerëzve që të dielën e ardhshme të mos votojnë as Macron dhe as Melenchon në raundin e dytë.

Niveli abstenimit në këto zgjedhjet ishte rekord 52.49%, ndaj synimi i shumë prej kandidatëve do të jetë të mobilizojnë ata që në raundin e parë qëndruan në shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti

Komisioni Evropian propozoi këtë të premte, ndryshime që do të ngadalësojnë uljen e kufijve të emetimeve të gazrave serrë nga bizneset, si pjesë e një...
20:23 | 17/07/2026