Zgjedhjet në kohë pandemie mund të rrisin numrin e të prekurve, apelohet për vaksinim
Numri i të shtruarve me COVID-19 në spitalet e Kosovës gjatë muajit janar ka shënuar një rënie të ndjeshme. Megjithatë Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Valbon Krasniqi, thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit mund të ndikojnë në rritjen e rasteve pozitive me coronavirus.
Krasniqi tha se nga institucionet kërkohet që qytetarët të vijojnë të respektojnë masat anti-Covid, mirëpo me zhvillimin e procesit zgjedhor kjo gjë mund të mos ndodhë njësoj si më parë.
Sipas Krasniqit menaxhimi i pandemisë mund të arrihet vetëm përmes vaksinimit të përgjithshëm të popullatës. Ai tha se autoritetet shëndetësore po presin ardhjen e vaksianve dhe nisjen sa më parë të programit të vaksinimit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 353 persona me COVID-19 ndërsa 5 qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar në 1410 numrin e viktimave në total.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta