Zgjedhjet në Kosovë, analisti Ahmeti: Dhuratë për Lëvizjen Vetëvendosje, pritet të zhvillohen në fund të shkurtit
Analisti Arben Ahmeti deklaroi për Euronews Albania se zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë janë një dhuratë për Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pak muaj më parë humbën pushtetin.
Zoti Ahmeti theksoi se zgjedhjet janë dhuratë me probleme brenda, pasi mund të rrezikohet sërish Kuvendi.
Ai sqaroi se nëse Kuvendi i ri nuk mund të zgjedhë dot presidentit, sipas Kushtetutës duhet të shpërbëhet.
“Gëzimi më i madh është tek Lëvizja Vetëvendosje që doli e para në zgjedhjet e fundit, por humbi pushtetin për shkak të mos-dakordësimit me partnerët e koalicionit. Zgjedhjet e parakohshme për ta janë dhurata më e mirë, se synojnë të dalin të parët dhe t’i kthehen pushtetit. Natyrisht është një lloj dhuratë me problem brenda, pasi kuvendi i ardhshëm nuk duhet të zgjedhë vetëm qeverinë me 61 vota, por duhet të zgjedhë edhe presidentin. Në të kundërt rrezikon që të shpërbehet kuvendi dhe të shkojmë në zgjedhje të shpejta, ndonëse sapo i kemi kaluar. Kuvendi i Kosovës në momentin kur nuk zgjedh dot presidentit, sipas Kushtetutës shpërbëhet”, u shpreh ai.
“Këto zgjedhjet janë një sfidë politike e hapur”, shtoi ai më tej.
Sa i përket datës së zgjedhjeve, zoti Ahmeti u shpreh se pritet që të zhvillohen në fund të shkurtit.
“Ka një disponim nga KQZ-ja, edhe nga partitë që shtyhet sa më shumë të jetë e mundshme afati i zgjedhjeve. Unë mendoj që do të kemi zgjedhjet të dielën e fundit të shkurtit. Ende nuk është zyrtarizuar vendimi i gjykatës Kushtetuese”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta