Zgjedhjet në Kosovë, analisti Rama: Vjosa Osmani duhej në garë e vetme

14 Janar 2021 | 10:12

Analisti Fidan Rama në një intervistë për Euronews Albania tregoi se është çështje orësh që Vjosa Osmani të jetë pjesë e listës së Vetëvendosjes.

“Do të jetë interesante të shohim se si do të jetë renditja e saj në këtë listë dhe e anëtarëve të lëvizjes së saj brenda Vetëvendosjes,” – tha Fidan Rama.

Sipas tij as vetë Osmani nuk mund të presë që të ketë një numër të lartë vota, siç do të mund t’i kishte po të garonte e vetme.

Në këndvështrimin e Fidan Ramës motoja “Guxo” që përdor Osmani duhet të shërbente që ajo t’i futej garës e vetme.

Ai tha ndër të tjera se ka një konfirmim zyrtar nga subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje, që ndryshe nga partitë e tjera kanë pasur një votim të brendshëm për të përcaktuar kandidaturat se kush do të jetë në listë.

Nga qendra e këtij subjekti në Prishtinë, Albin Kurti është në mesin e tyre, pra do të përfshihet në listë dhe do të jetë mbartësi i kësaj liste. Kjo listë do të dalë nga ky subjekt pastaj cështë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të përcaktojë a do ta çertifikojë apo jo,- tha Rama teksa solli në vëmendje që afati për këtë gjë është deri të shtunën në orën 18:00.

Sipas tij është e sigurt që javën e ardhshme na pret një debat i madh mes anëtarëve të komisionit që kanë mes tyre një sërë mospajtimesh.

Sa i takon postit të Haradinaj si president, Rama sqaroi se ka më shumë gjasa tani të negociojë me Albin Kurtin sidomos pas zgjedhjeve sesa para vendimit të Gjykatës.

 

Lexoni gjithashtu: 

Analisti Nexhmedin Spahiu: Vjosa Osmani do jetë në listën e VV-së, avantazh për Albin Kurtin

Mimoza Kusari-Lila i bashkohet listës së VV-së, enigmë vendimi i Vjosa Osmanit

“Ftohje mes Osmanit dhe Kurtit”, analisti Ismajli parashikon shkrirje në listën e VV-së

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026