Zgjedhjet në Kosovë, analisti Shabani: Vjosa Osmani me nismën e saj rrezikon të mbetet jashtë kuvendit

11 Janar 2021 | 11:52

Analisti politik, Zekirja Shabani u shpreh në Euronews Albania se Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Social Demokrate rrezikojnë që të kalojnë pragun elektoral.

“Janë dy parti që rrezikojnë të kalojnë pragun elektoral në Kosovë, është Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Social Demokrate, të cilat pa një koalicion parazgjedhor rrezikojnë të mbeten jashtë parlamentit të Kosovës. Presim që në ditët në vazhdim që Aleanca Kosova e Re, në mos me LDK-në duhet të bashkëngjiten me një nga partitë e madha. Do të kemi dy koalicione të domosdoshme”, u shpreh ai.

Zoti Shabani theksoi se Vjosa Osmani me nismën e saj politike rrezikon që të mbetet jashtë kuvendit të Kosovës.

“Vjosa Osmani me nismën e saj politike sipas sondazheve rrezikon që të mbetet jashtë kuvendit të Kosovës. Megjithatë nisma e saj garon për herë të parë në këto zgjedhje dhe ekziston një frymë se ajo mund të garojë edhe e vetme në zgjedhje, pa një koalicion me VV”, tha ai më tej.

Sa i përket një koalicionit të Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje, ai tha: “Nuk presim që Osmani të kemi një koalicion parazgjedhor me ndonjë nga partitë të tjera politike në vend, përveç Vetëvendosjes. Nëse Osmani garon në të njëjtën listë me VV nuk presim që të kemi një koalicion”.

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në Kosovë, LDK e AKR gati për koalicion, mospajtim në një pikë të marrëveshjes

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026