Zgjedhjet në Kosovë, deputetja e AAK-së: Mund të zhvillohen në fund të janarit ose javën e parë të shkurtit

23 Dhjetor 2020 | 06:16

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zonja Time Kadrijaj deklaroi në Euronews Albania se zgjedhjet mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.

“Ne do të shkojë në dakordësi me të gjitha subjektet politike. Kemi një afat kohor kushtetues që tregon qartë se kur dihet të mbahen zgjedhjet e lira. Ushtruesja e detyrës së presidentit po vazhdon konsultimet me partitë parlamentare, besoj që sot do i përfundojë këto diskutime dhe do të caktohet se cila është data e zgjedhjeve. Me afatet kushtetuese, fundi i janarit ose java e parë e shkurtit.”, u shpreh ajo.

Deputetja nënvizoi më tej se Haradinaj do të jetë udhëheqës i listës së AAK-së.

“Zoti Haradinaj e kemi kryetar të partisë dhe ai do të jetë udhëheqësi i listës së AAK-së”,  tha ajo më tej.

Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, zonja Kadrijaja u shpreh: “Në ditët e vazhdim do të shohim se kush do i bashkohet listës së AAK-së. Por, për një koalicion të mundshëm ende nuk kemi diskutuar”.

Lexoni gjithashtu:

Albin ​Kurti pas takimit me Osmanin: Zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt

Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë, Hoti: Kuvendi të mos shpërndahet pa miratuar buxhetin e vitit 2021

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026