Zgjedhjet në Kosovë, Jeta Krasniqi: Lufta është më e ashpër mes partive politike, do ketë ‘beteja’ deri më 14 shkurt
Analistja politike, Jeta Krasniqi ka komentuar në Euronews Albania listat me emrat e kandidatëve për deputetë në Kosovë.
Zonja Krasniqi u shpreh se në këto zgjedhje lufta është më e ashpër nga partitë politike për të mbajtur pas vetes kandidatë që mund t’u sjellin shumë vota.
“Shohim që këto lista ka tendencë për të ruajtur votën. Këtë herë ka një luftë më të ashpër nga partitë politike për të marrë sa më shumë vota dhe për të mbajtur brenda partive kandidatë për deputetë për të maksimizuar votën”, tha ajo.
“Ajo që do të shohim në këto ditë dhe veçanërisht në datën 20 është sesi në fakt edhe KQZ-ja do të bëjë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, duke ditur se kemi në listë Albin Kurtin”, u shpreh ajo.
Analistja theksoi se ende ka beteja politike deri më 14 shkurt.
“Ende ka beteja të tjera politike, deri sa të shkojmë në ditën e zgjedhjeve në 14 shkurt”, tha ajo.
Ajo shpjegoi më tej procedurën nëse KQZ nuk i jep të drejtën Albin Kurtit për të kandiduar si deputet më 14 shkurt.
“Mbas vendimit të KQZ ka hapa të tjerë. Nëse KQZ vlerëson që Albin Kurti edhe të tjerë nuk do të jenë në listë, ky vendim do të apelohet në Panelin për Ankesa në KQZ. Nëse kjo nxjerr këtë vendim do të shkohet në Gjykatën Supreme. Nëse Gjykata Supreme jep të njëjtin vendim, mbetet ajo e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.
“Vendimi Gjykatës Supreme do të jepet para se të konsolidohen listat, para zgjedhjeve”, përfundoi analistja.
Lexoni gjithashtu:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta