Zgjedhjet në Kosovë, mijëra aplikime nga diaspora

19 Janar 2021 | 21:02

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, deri të martën në mesditë, për zgjedhjet e 14 shkurtit, emailat e 68 mijë shqiptarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, ende nuk janë hapur. Por, rezultati i punës për verifikimin e tyre, nga 13 janari, është si vijon: 14.307 aplikime janë futur në sistem, 13.138 aplikime janë me zotësi juridike10.172 aplikime janë aprovuar 2.426 aplikime kanë nevojë për dokumente shtesë.

Një nga këta zyrtarë të KQZ-së që bën verifikimin përmes telefonatave, duke pyetur aplikuesit për emrin, mbiemrin, numrin personal dhe vendin ku jeton, është edhe Pranvera Pllana.

“Shumica e aplikantëve përgjigjen. Ka edhe që nuk përgjigjen por shumica përgjigjen. Po ka disa që gëzohen shumë, që e mirëpresin, ka edhe të tjerë që janë të zënë në punë, varet nga njerëzit”, thotë Pranvera Pllana, telefonuese nga KQZ.

Kosova po e kryen për herë të parë këtë proces të verifikimit të votuesve potencial nga diaspora. Procesi u kritikua jo pak, aq sa duhej edhe vendim i Gjykatës Supreme. Për vështirësitë foli edhe kryetarja e KQZ-së.

“Unë kritikat i shoh nganjëherë edhe dashakeqe sepse një proces i komplikuar i cili duhet të kryhet nga KQZ-ja, është duke u kritikuar pa të drejtë. Ne jemi duke bërë të pamundurën që të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote, t’ia japim mundësinë që të votojë”, thotë Valdete Daka, kryetare e KQZ-së.

Afati për aplikim të votuesve nga jashtë vendi përfundon të enjten në mesditë, por procesi i verifikimit të tyre përmes telefonatave do të vazhdojë deri në fund të muajit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026