Zgjedhjet në Kosovë, Osmani vijon sot konsultimet, VV asnjë preferencë për datën

23 Dhjetor 2020 | 06:35

Ndërsa është e sigurt se Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme ende nuk është e qartë data se kur do të mbahen ato.

Ndonëse ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka nisur konsultimet me partitë politike, fillimisht do të duhet të presë zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të vendosur.

Gjatë të martës, Osmani u takua me përfaqësuesit e katër partive politike, duke nisur me Albin Kurti.

Kreu VV-së nuk ka shprehur ndonjë preferencë për datën, të paktën publikisht. Vetëvendosja është partia që ka kërkuar më së shumti me insistim mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

LDK e ka një datë të mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve. Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, pasi u takua me Osmanin ka përmendur 7 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Por, para se të mbahen zgjedhjet, LDK-ja ka kërkuar që të votohet buxheti për vitin 2021.

Partia Demokratike e Kosovës preferon zgjedhje në fund të muajit janar. Kjo preference u artikulua nga nënkryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka shprehur publikisht asnjë preference. Nënkryetar i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se duhet marrë dhe mendimi i Institutit të Shëndetësisë për shkak të situatës së  pandemisë.

Krahas datës së zgjedhjeve  kanë nisur dhe diskutimet për koalicionet e mundshme para zgjedhore. Partitë kanë nisur kalkulimet elektorale. Deri tani VV ka shprehur preferencë për koalicion me iniciativën që mund ta udhëheqë Vjosa Osmani. Por, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara ku VV kishte përjashtuar çdo mundësi koalicioni me PDK-në, kësaj here gjithçka duket e hapur.

LDK ndonëse ende s’ka diskutuar ne strukturën e saj, orientimi paraprak është të shkojnë vetë në zgjedhje.  

Një vendim përfundimtar se si do te shkojë në zgjedhje nuk e ka ende as PDK.

Konsultimet do të vazhdojnë edhe gjatë të mërkurës me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend.

Tashme partitë do të nisin organizimin e tyre elektorale. Kush bën koalicion me ke? Kush do të drejtojë listat? Kur do të zgjidhet presidenti, para apo pas zgjedhjeve? Do shkohet ne zgjedhje me apo pa buxhet te miratuar? Do të vazhdoje të jetë Vjosa Osmani ushtruese e detyrës së presidentit apo jo? Janë këto disa nga pyetjet, përgjigjet e te cilave do ta qartësojnë situatën politike ne Kosove dhe do tu japin një panoramë më të qartë zhvillimeve të pritshme atje.

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në Kosovë, deputetja e AAK-së: Mund të zhvillohen në fund të janarit ose javën e parë të shkurtit

Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë, Hoti: Kuvendi të mos shpërndahet pa miratuar buxhetin e vitit 2021

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026