Zgjedhjet në Kosovë, rreth 5 mijë persona pritet të votojnë nga shtëpia
Në ditën e zgjedhjeve, për shkak të pandemisë, shumë votues, do të jenë në karantinë, prandaj do t’u mundësohet të votojnë në shtëpi.
Si model, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i shërben praktika në zgjedhjet lokale të mbajtura në nëntor të vitit që kaloi në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.
“Dokumentet që KQZ-ja i ka miratuar në ato zgjedhje e që mund të shërbejnë edhe në këtë proces zgjedhor janë regjistrimi dhe mënyra se si duhet të votojnë personat që fatkeqësisht mund të jenë të infektuar në ditën e zgjedhjeve, që për shkak të karantinës shtëpiake nuk mund të shkojnë në vendvotimet e tyre sepse masat kufizuese e pamundësojnë këtë”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
“Si dhe KQZ-ja ka miratuar udhëzuesin tjetër për masat që duhet të zbatohen pra nga votuesit dhe stafi zgjedhor në ditën e votimit”, shtoi ai më tej.
Bazuar në shifrat e përditshme që publikon Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, numri i atyre që duhet të votojnë nga shtëpia, shkon rreth 5 mijë persona.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i bën thirrje të gjithëve për kujdes, sidomos partive politike.
“Edhe nga sot u bëj thirrje përmes jush, të gjitha subjekteve politike që garojnë, kandidatëve, e të gjithë të tjerëve të përfshirë, të kenë parasysh që pandemia e virusi është prezent, është i rrezikshëm e nuk ka asnjë çmim dhe asnjë interes që na del përballë ose duhet të dalë përballë ruajtjes së shëndetit publik”, tha Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë.
Për dhjetë ditë, nga 2 shkurti deri me 11 shkurt, KQZ-ja do të identifikojë të gjithë të infektuarit me Covid-19, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Lexoni gjithashtu:
S’do të ketë debat televiziv, Albin Kurti refuzon kërkesën e Enver Hoxhajt për përballje
Vjosa Osmani u bashkua me Albin Kurtin, Avdullah Hoti: Vendosi në ballë logon e VV-së
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta