Zgjedhjet në Kosovë, Venedis Lahu tregon se lista e LVV-së në këto zgjedhje është referendum popullor
Në një intervistë për Euronews Albania, Vendenis Lahu, kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje tregoi se ajo që e shtyu për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në këto zgjedhje të jashtëzakonshme gjendja e Kosovës, më konkretisht gjendja e rinisë në Kosovë.
“Lista e Vetëvendosjes në këto zgjedhje është listë për referendum popullor,” – tha kandidati për deputet i LVV-së, teksa theksoi se në këto zgjedhje do përplaset politika e kaluar 20 vjeçare me politikën e mirë.
Ai sqaroi se nuk mëton që në një kohë të shkurtër të ndryshojë gjendjen e krijuar në Kosovë ama sipas tij ajo që mund të ndihmojë është ndryshimi i politikave shtetërore.
“Janë 20 vite të pasluftës ku nuk është arritur që rinia as të përfaqësohet dhe as të adresohen problemet e saj. Kjo është një nga shkaqet kryesore se përse unë vendosa që këtë herë të jem pjesë e garës zgjedhore,” – u shpreh Lahu.
Vendenis Lahu tregoi se të rinjtë e kanë humbur besimin te politika në Kosovë por beson se Lëvizja Vetëvendosje do ta ndryshojë këtë gjë.
Lexoni gjithashtu:
Vjosa Osmani u bashkua me LVV-në, Alma Lama: LDK nuk ndikohet nga individë të caktuar
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta