Zgjedhjet në PD, voton Berisha: Partia do të dalë më e bashkuar

13 Qershor 2021 | 12:34

Këtë të diel u zhvilluan votimet për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike ku sigurisht pjesëmarrës ishte dhe ish-kryeministri, Sali Berisha i cili bëri thirrje për pjesëmarrje në votim.

Sipas tij PD-ja do të dalë më e bashkuar nga këto zgjedhje sepse secili kandidat ka shprehur pikëpamjet e tij dhe kjo nuk do të ndikojë në unitetin e partisë.

“Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre, çka është tërësisht normale, por kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për Partinë Demokratike” , u shpreh Berisha.

Referuar deklaratave të tij se nuk e përjashton një rikthim në PD, ish-kryeministri tha me buzën në gaz se i qëndron konsistent deklaratave të tij.

Ndërkaq, në garë janë kryetari aktual Lulzim Basha dhe 3 sfidantët Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026