Zgjedhjet në PDK, Shaqir Totaj: Duhet të zgjidhjet një kryetar fuqiplotë, jo ushtrues detyre

25 Qershor 2021 | 10:14

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj u shpreh në Euronews Albania se në këtë parti do të ketë vetëm zgjedhje për kryetarin e ri dhe kjo pritet të ndodhë në Konventën e 3 korrikut.

“Afati për të paraqitur kandidaturat do të jetë data 1 korrik dhe deri atëherë ne do të presim se kush do të kandidojë. Deri më tani askush nuk e ka konfirmuar kandidaturën në mënyrë direkte”, u shpreh z. Totaj.

Sa i përket kritereve që duhet të plotësojë një kandidat për të qenë pjesë e garës, ai sqaroi se nuk ka kritere të shkruara formale, por mund të ketë kritere joformale.

“Natyrisht duhet të jetë një person që ka përvojë në politikë, një person që e njeh strukturën, një person që është i dëshmuar për një vizion të qartë”, u shpreh ai më tej.

Në fund të fjalës së tij, nënkryetari i PDK-së tha se në krye të kësaj partie duhet të zgjidhet një kryetar me fuqi të plota dhe jo thjesht një ushtrues detyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026