Zgjedhjet në Podujevë, rreth 130 mijë qytetarë me të drejtë vote
Sot rreth 130 mijë qytetarë me të drejtë vote pritet të vendosin për kryetarë të komunave të Podujevës e Mitrovicës së Veriut.
Nëse asnjëri prej tyre nuk merr mbi 50% të votave të atyre që kanë votuar, pason balotazhi mes dy kandidatëve me më shumë vota.
Rreth 87 mijë llapjanë u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetar komune të Podujevës, një nga tre kandidatët që garojnë nga partitë, LDK, PDK e Vetëvendosje.
Këto zgjedhje të parakohshme, mbahen pas dorëheqjes së Agim Veliut, i cili rreth nëntë muaj më parë zgjodhi të marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Zgjedhje të parakohshme sot mbahen edhe në komunën e Mitrovicës së Veriut, ku të drejtë vote kanë rreth 23 mijë qytetarë të cilët mund të zgjedhin mes kandidatëve të Listës Serbe, PDK-së, Vetëvendosjes dhe një kandidati të pavarur.
Edhe atje, kryetari i mëparshëm i saj, Goran Rakiç, la detyrën e kryetarit për të marrë postin e zv. kryeministrit të Kosovës.
Derisa në Mitrovicën e Veriut nuk priten shumë befasi, pasi dominuese është Lista Serbe, në komunën e Podujevës garë e fortë pritet të zhvillohet mes LDK-së e Vetëvendosjes.
Kjo komunë ka 20 vjet që drejtohet nga LDK, por viteve të fundit, Vetëvendosje vlerësohet se ka shënuar rritje, sidomos me kandidatin e saj për kryetar, Shpejtim Bulliqin i cili deri para tre vitesh, ishte deputet i partisë së Isa Mustafës.
Gara në Podujevë, shihet edhe si test për këto dy parti në nivel vendi nëse kanë pasur rritje apo pësuar ulje në elektorat. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për kufizimin e numrit të vëzhguesve në vendvotimet gjatë procesit të votimit në këto dy komuna.
Sipas vendimit të së shtunës të KQZ-së, një subjekt politik dhe një organizatë, në të njëjtën kohë, mund të angazhojnë në monitorim vetëm nga një vëzhgues të akredituar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar edhe udhëzimin administrativ për masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve.
Zgjedhjet në këto dy komuna ishin caktuar të mbahen në maj, por pas shpërthimit të pandemisë, ato ishin anuluar nga ish Presidenti Thaçi, për t’u caktuar më vonë më 29 nëntor.
Lexoni gjithashtu:
Zgjedhjet në dy komuna të Kosovës, temë kryesore votimi në Podujevë
Zgjedhjet lokale në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, VV-ja kërkon fitoren
Nis fushata për zgjedhjet lokale në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset