Zgjedhjet në Qipron Veriore, rezultat i ngushtë mes dy kandidatëve, më 18 tetor raundi i dytë
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Qipron Veriore prodhoi një rezultat të ngushtë midis një kandidati që favorizon bisedimet e rinovuara të paqes mbi Qipron dhe një tjetri që dëshiron lidhje më të ngushta me Turqinë.
Rezultatet jozyrtare i dhanë rreth 29.8% të votave presidentit të tanishëm Mustafa Akıncı, i cili kandidoi për një mandat të dytë.
Ndërsa me 32.4% u rendit kryeministri Ersin Tatar i cili pak ditë më parë u shfaq së bashku me presidentin Erdogan për të bërë me dije rihapjen e qytetit të braktisur Varosha çka shkaktoi protesta nga komunitetit grek.
Kandidatët do të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet e raundit të dytë në 18 tetor, duke i lënë votuesit qipriotë turq të vendosin nëse duan një përpjekje tjetër për të ribashkuar ishullin ose besojnë se ndarja është një rrugë më e mirë.
Qiproja është ndarë midis bashkësive të saj Greke dhe Turke që nga viti 1974, kur Turqia pushtoi në përgjigje të një grushti shteti që synonte të bashkonte ishullin me Greqinë.
Pjesa veriore deklaroi pavarësinë si Republika Turke e Qipros Veriore në 1983, por ajo njihet diplomatikisht vetëm nga Turqia.
Bisedimet e njëpasnjëshme të paqes midis dy komuniteteve të ishullit nuk kanë arritur asnjëherë të japin rezultat.
Zgjedhjet presidenciale zhvillohen edhe në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, ku Turqia dhe Greqia pretendojnë të drejtat e tyre për të shfrytëzuar burimet natyrore në ujërat e Mesdheut, Qipro një shtet anëtar i BE, mbështet Greqinë duke kërkuar edhe sanksione ndaj Ankarasë.
Lexoni gjithashtu:
Qiproja Veriore zhvillon zgjedhjet presidenciale nën tensionet që kanë përfshirë Mesdheun
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta