Dy ditë para zgjedhjeve, Cakaj apel shqiptarëve të Luginës: Silluni me vetëdije kombëtare
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shprehur mbështetje kundrejt partive politike shqiptare, që janë pjesë e listës së Luginës së Bashkuar.
Me një postim në faqen e tij zyrtare “Facebook”, Cakaj thotë se në zgjedhjet e së dielës në Serbi, me rëndësi është fakti që partitë shqiptare, të dinë të ruajnë një unitet të brendshëm dhe të përfaqësojnë të drejtat e shqiptarëve.
“Më tepër se kurdo herë tjetër, ruajtja e frymës së bashkëpunimit ndër-partiak e unitetit të brendshëm politik është e rëndësisë së patjetërsueshme në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm’, shkruan Cakaj.
Ai shton faktin se, pavarësisht se ekzistojnë shumë parti shqiptare, në Luginën e Preshevës duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar, me platformë të unifikuar, në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të të drejtave të tyre kombëtare.
“Ndaj, ju lutem: mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është skajshmërisht e rëndësishme nga të gjithë pa asnjë dallim. Kësaj radhe, sjellja e përgjegjshme politike e vetëdija e lartë kombëtare duhet të mbizotërojnë llogaritë e ngushta partiake”, shton ai.
Në fund të shënimit të tij, ministri shqiptar, Gent Cakaj jep këtë porosi: “Ndaj, kësaj radhe me fort përgjegjësi politike: të gjithë në mbështetje të listës së Luginës së Bashkuar.”, sqaron ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta