Zgjedhjet në Serbi, Shaip Kamberi: Si kurrë më parë që kur u lejua pluralizmi presim 3 deputetë shqiptarë

22 Qershor 2020 | 10:27

Partitë shqiptare të Luginës së Preshevës, shpresojnë që në fund të numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mund të marrin për herë të parë 3 mandate deputetësh.

Tre deputetë në parlament shihet si një rritje e përfaqësisë dhe mundësi më e madhe për të shtruar problemet që hasin shqiptarët në Luginë.

Kështu u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania, Shaip Kamberi, udhëheqës i listës së 5 partive shqiptare të Luginës, koalicionit “Alternativa Demokratike Shqiptare, Lugina e Bashkuar”.

“Aktualisht janë numëruar 91 për qind e votave dhe me 0.9 për qind të votave që kemi marrë në rang vendi na takojnë 2 mandate, megjithatë deri në përfundim të votave presim që të marrim dhe një mandat tjetër, kjo në varësi të listave të tjera, nëse do t’i kalojnë apo jo pragun prej 3 për qind,” – u shpreh Kamberi, udhëheqës i listës së partive shqiptare, njëherësh edhe kryetar i Partisë Demokracia në Veprim.

“Nëse arrihet, kjo do të ishte hera e parë që shqiptarët do të mund të përfaqësoheshin në parlament me kaq deputetë që pas krijimit të sistemit shumëpartiak në Serbi në vitin 1990. Ne kemi pasur edhe dy legjislatura me nga 2 deputetë, por nëse ia dalim do jetë hera e parë për mundësi që të kemi 3 deputetë, çka tregon për rritje të përfaqësimit tonë e të shpresojmë që në mënyrë më serioze të ketë një trajtim të Begoradit karshi Luginës së Preshevës duke i konsideruar partitë shqiptare si partnere për zgjidhjen e problemeve atje,” – tha Kamberi, i cili pranoi se ndryshimi për shqiptarët varet nga qasja që do të ketë qeveria që do të formohet nga zgjedhjet e 21 qershorit.

Kamberi kujtoi se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë 3 marrëveshje të nënshkruara zyrtarisht me Beogradin për qeverisje të drejtë në respektim të pakicave.

Pas rreth një viti, me ndërmjetësim të Tiranës zyrtare, partitë politike në Luginë u bënë bashkë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

Koalicioni u mbështet nga presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Thaçi dhe po kështu nga kryeministrat Edi Rama e Avdullah Hoti.

Mirëpo tashmë pas zgjedhjeve, partitë shqiptare presin që çështja e Luginës së Preshevës të shtrohet edhe në dialogun Kosovë-Serbi, pasi prej vitesh ata janë ankuar për shkelje të të drejtave dhe aplikim të politikave shpopulluese nga Beogradi.

“Shpresojmë që rifillimi i dialogut në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë dhe Samiti i Parisit të jenë mundësi që tema e Luginës së Preshevës të shtrohet edhe në këto nivele dhe se Presidenti, Kryeministri do ta shtrojë pozitën e shqiptarëve në Luginë, sepse Kosova ka të drejtë të plotë morale për të kërkuar respektim të të drejtave të shqiptarëve konformë standardeve që Prishtina ua garanton të drejtat serbëve atje,” – tha Kamberi.

Lugina e Preshevës është krahinë në lindje të Kosovës, e cila mbeti nën Serbi pavarësisht përpjekjeve për t’u bashkuar përpara pavarësisë.

Ajo përbëhet nga 3 komuna, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Rajoni mendohet të ketë diçka më pak se 35 mijë banorë, rreth 90 për qind e së cilëve janë të etnisë shqiptare. Në rastin e Medvegjës shumica e rezidentëve janë serbë.

Fatmir Hasani, nga Partia Demokracia në Veprim, ishte deputeti i vetëm shqiptar në legjislaturën fundit në Serbi.

Për sa i përket qeverisjes vendore, Medvegja drejtohet nga Nebojsha Arsiç, i Partisë Progresiste Serbe të Aleksandar Vuçiç, ndërsa Bujanoci dhe Presheva drejtohet nga shqiptarët Shaip Kamberi e Shqipërim Arifi, nga Alternativa për ndryshim.

 

Lexoni gjithashtu:

Zgjedhjet në Serbi, Vuçiç shpall fitoren, shqiptarët e Luginës së Preshevës arrijnë rezultat historik

Spastrimi etnik në Medvegjë, shqiptarët çregjistrohen pa dijeni nga gjendja civile

Spastrim etnik ndaj shqiptarëve, kryekomunari i Preshevës: E kemi denoncuar prej vitesh deri në Bruksel e SHBA, s’na e kanë vënë veshin

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026