Zgjedhjet në SHBA, Brenton Kotorri: Biden në avantazh, por Trump ka në favor historinë
Brenton Kotorri, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare duke komentuar për garën presidenciale në SHBA, thotë se sondazhet favorizojnë ish-zv.presidentin Boe Biden, por Donald Trump ka dy precedentë që e favorizojnë.
Kotorri thotë se dhe në zgjedhjet e kaluara, Trump nuk ishte favori dhe përmbysja erdhi vetëm në ditët e fundit përballë Hillary Clinton.
“Sondazhet kombëtare tregojnë se Biden është 7 pikë përpara dh Trump i duhet shumë punë për të rimarrë veten. Në 2016 ndodhi surpriza në ditët e fundi sepse Klinton ishte në avantazh. Fitoren e parë e mori se luftoi në fushatë kundër të gjithëve për të mos qenë kandidati konvencional”, tha Kotorri.
Sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare kjo ka ndodhur dhe njëherë kur presidenti në detyrë ndodhej në disavantazh përballë rivalit.
“Është hera e parë që një president që është në zyrë dhe që rikandidon ka këtë lloj distance. Hera e fundit ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 1988, kur Michael Dukakis ishte 19 pikë përpara George Bush por megjithatë Bush i fitoi zgjedhjet”, përfundoi Kotorri.
Kur kanë mbetur dhe 50 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve, kjo është një hapësirë e mjaftueshme që gara të ndryshojë. Ndërsa janë ezauruar pika kyçe të përballjes, si përzgjedhja e kandidatëve për zëvendës president dhe konventat kombëtare, të tjera ngjarje madhore pritet të vijnë, përfshi edhe tre debatet kokë-më-kokë, i pari i të cilëve do të mbahet më 29 shtator.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:02 Në krahun lindor të NATO-s, si po e forcon Lituania mbrojtjet e saj
- 08:59 Përmbyset minibusi në Rusi, plagosen 5 persona, përfshirë fëmijë
- 08:57 Irani përgatit ceremoninë më të madhe shtetërore mortore në histori për Ajatollah Ali Khamenein
- 08:48 Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, 10 civilë të vrarë në Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kharkiv
- 08:42 Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
- 08:39 Pezeshkian për SHBA-në: Do ta respektojmë marrëveshjen nëse bëni të njëjtën gjë, do të përgjigjemi nëse do të jetë e nevojshme