Zgjedhjet në SHBA, Peter Lumaj: Fitore e sigurt për Trump

4 Nëntor 2020 | 12:52

Ish kandidati për guvernator dhe avokati Peter Lumaj, në një intervistë për Euronews Albania se duhet patjetër të pritet edhe disa ditë në mënyrë që të jepet rezultati final.

Me shifrat e deritanishme Lumaj theksoi se Trump do të rizgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Në të gjitha këto shtete (vendimtare) pa marrë parasysh numrin e votave që nuk janë numëruar akoma, edhe sikur 75% e tyre të shkojë për Biden, rezultati nuk do të ndryshojë,” – u shpreh avokati.

Sa i përket dërgimit të çështjes në Gjykatën Speciale, Peter Lumaj tha se e konsideron të logjikshme. Për aq kohë sa Biden kërkon të zgjatet procesi i votimit ndërkohë që nuk ka asnjë probabilitet për fitore kjo nënkupton se ai do të manipulojë votat dhe ndaj Trump do ta çojë çështjen në Gjykatën Speciale.

Lumaj tha se kjo zgjatje e procesit të votimit është diçka që duhet të ndalohet nga Gjykata Speciale.

Ndër të tjera ish kandidati për guvernator theksoi se nëse ndiqet i njëjti proces zgjedhor si në 240 vite shtet amerikan atëherë Trump është fitues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026