Zgjedhjet në Shkodër përmes ilustrimeve

6 Mars 2022 | 13:00

Shkodra është një nga 6 bashkitë në vend në të cilën po  zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në të gjithë vendin bashkia e Shkodrës cilësohet si e vetmja në të cilët do të ketë një garë të fortë mes 3 kandidatëve.

Majlinda Angoni në siglën e partisë socialiste, Bardh Spahisë në siglën e koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ dhe Xhemal Bushati në logon e partisë demokratike .

Në Shkodër janë 246 qendra votimi të ndara në 4 KZAZ me një numër total prej 168288 persona me të drejtë vote.

Më problematike paraqitet situata në zonat e thella malore ku do të ketë vështirësi për zhvillimin e procesit zgjedhor për shkak të problemeve me energjinë elektrike si dhe bllokimin e herë pas hershëm të rrugëve nga reshjet e dëborës ndërsa kërkesa për ti zhvendosur këto qendra votimi në qytet nuk u pranua nga KQZ.

Pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet lokale është shënuar në vitin 2015 me 45 % pjesëmarrje ku fituese doli Voltana Ademi përballë Keti Bazhdari të Partisë Socialiste me një diferencë prej 10500 votash.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026