Zgjedhjet në universitete, Artan Hoxha: Shpresoj që partitë të mos përfshihen

7 Korrik 2020 | 17:16

U mbyll këtë të hënë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në universitete. Në Universitetin e Tiranës janë 3 kandidatët për rektor, Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani, të cilët shpallën kandidaturën pasi Ministria e Arsimit dhe Sporteve përcaktoi 30 korrikun si datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Pavarësisht kontestimeve të shumta nga akademikë dhe organizata të ndryshme për mos zhvillimin e zgjedhjeve për shkak të pandemisë, duket se qeveria nuk i ka marrë parasysh. 

Artan Hoxha kandidat për rektor në Universitetin e Tiranës thotë se, në qendër të programit të tij janë studentët pasi ata janë edhe arsyeja që universitetet ekzistojnë.

“Studentët do të jenë në një vëmendje të posaçme pasi edhe protesta e tyre dhe kërkesat na rizgjuan si personel akademik se cilat janë problematikat dhe nevojat afatgjata. Zgjedhjet në universitet janë një moment shumë i rëndësishëm i zhvillim demokratik të institucionit dhe në interes të vetë studentëve. Ligji i arsimit të lartë, autoritetet dhe organet i zgjedh përmes votimit dhe jo përmes emërimeve”, u shpreh Hoxha.

Ndryshe nga herët e kaluara, zgjedhjet duket se janë larg influencave të jashtme. “Zakonisht janë influencat politike ato që përfshihen. Shpresoj të mos ketë të tilla. Të tre kandidatët jemi angazhuar që ta lehtësojmë procesin zgjedhor. Mbasi të mbarojë kjo garë ne të gjithë do të rikthehemi në auditorë, ndërsa njëri nga ne me një funksion plus”, tha z. Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026