Zgjedhjet në Vorë përmes ilustrimeve
E ndodhur në qarkun Tiranë, bashkia Vorë ka në total 30 433 votues.
Kjo bashki është e ndarë në tre njësi administrative. Vorë, Prezë dhe Bërxull me 44 qendra votimi.
25 prej tyre janë në Vorë ku ka 16248 votues, 12 qendra votimi në Bërxull me 8 725 votues dhe 7 të tjerat në Prezë me 5 460 votues.

Vora është bashkia me më pak votues, e si pasojë me më pak qendra votimi në krahasim kjo me 5 bashkitë e tjera ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme.
Prandaj, Votimi dhe numërimi do jetë elektronik. Rezultati i zgjedhjeve pritet të do dalë pak orë pas përfundimit të votimit.
Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 drejtimin e bashkisë e mori Partia Socialiste me të vetmin kandidat në garë, Agim Kajmakun.

Në këto zgjedhje votuan 21. 66% e votuesve. ( Nga 6350 votues, 6208 vota shkuan për Agim Kajmakun.)
4 muaj pas zgjedhjeve, për shkak të dekriminalizimit Agim Kajmaku shkarkohet nga KQZ në 1 nëntor 2019.
Prokuroria verifikoi se Kajmaku kishte falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimet në Greqi.
Për thuajse dy vite kryetar në detyre në bashkinë Vorë ka qenë Gentian Picari.
Në garë për këto zgjedhje janë kandidati i PS Blerim Sheraj, kandidati i PD Ymer Marku dhe kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Lulzim Vrana.

LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta