Zgjedhjet nën pandemi në Kosovë, votuesit nuk do të tregojnë dokumente vaksinimi apo teste
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë të tretat në Kosovë që mbahen në kohë pandemie. Për këtë arsye, komisioni qendror i zgjedhjeve ka marrë disa vendime në mënyre që procesi i votimit të mos rrezikojë shëndetin publik.
Edhe pse në ditën e votimit qytetarëve nuk do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit, apo testet për COVID-19, KQZ ka vendosur një sere masash të tjera sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
“Megjithëkëtë do të ketë masa kufizuese që kanë ardhur si rekomandim nga institucionet shëndetësore që kanë të bëjnë me mbajtjen e distancës fizike, dezinfektimin e duarve në hyrje dhe dalje të vendvotimit dhe gjithashtu mbajtjen e maskës gjatë gjithë kohës, në përjashtim të momentit kur identifikohen nga ana e anëtareve te këshillit të vendvotimit”, u shpreh Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ.
Megjithatë, kjo nuk do të vlejë edhe për ata që do të punojnë në ditën e zgjedhjeve, ku përfshihen edhe komisionerët e vëzhguesit e partive që garojnë në këto zgjedhje.
Ndërkohë, KQZ ka menduar edhe për të infektuarit aktual me COVID-19 dhe personat që nuk kanë mundësi që fizikisht të dalin në votime.
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në 38 komuna të Kosovës do të vendoset për kryetarin dhe kuvendet komunale, të cilët do të jenë në funksion për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta