Zgjerimi i flotës ajrore shqiptare, Peleshi jep detaje
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në “SOT”, në Euronews Albania se pritet që së shpejti të marrin dy helikpterë Black Hawk nga SHBA-ja që tashmë janë paguar.
Sipas ministrit tashmë janë në kushtet që po llogarisin mundësitë për të rritur flotën me Black Hawk dhe me mjete të tjera ajrore. Peleshi theksoi se në këtë situatë, jo vetëm Shqipëria, por çdo shtet duhet të rishohë kapacitetet e veta ushtarake.
“Natyrisht ne kemi objektiv kapacitet e NATO për të përmbushur, por duhet të zhvillojmë dhe kapacitet tona kombëtarë,” – sqaroi ministri.
“Një nga pikat për të cilat po diskutohet në Samit është edhe riangazhimi për të respektuar detyrimit për të rritur buxhetin 2% të GDP-së deri në vitin 2024. Ne si Shqipëri jemi angazhuar jemi duke respektuar këtë grafik, por sot jemi të angazhuar të ripërsëritet ky angazhim,” – shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor