Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, nis debati në parlamentin grek, Rusia mbështet zgjerimin e shtetit fqinj
Kanë nisur në parlamentin grek diskutimet për projektligjin mbi zgjerimin me 12 milje në detin Jon të shtetit fqinj.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias është shprehur se vendet fqinje e kuptojnë ushtrimin e të drejtës për zgjerimin e vendit.
“Italia e dinte që Greqia do të zgjeronte ujërat e saj territoriale dhe kjo nuk do të thotë se Greqia negocioi me ta. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, bëri një deklaratë të qartë kur u kritikua nga opozita, se është në e drejtë absolute e Greqisë, ashtu si Shqipëria ka ushtruar të drejtën e saj absolute, pa pyetur Greqinë”, u shpreh ministri në parlamentin grek.
Në mbështetje të Athinës është shprehur edhe Moska.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov përsëriti deklaratën e tij të tetorit se Greqia ka të drejtë të shtrijë ujërat e saj territoriale në 12 milje detare.
Lexoni gjithashtu:
“Çështja e Detit” me Greqinë, Ilir Meta vendos “vijat e kuqe” për parimet që duhen ndjekur
Kufijtë detarë Shqipëri-Greqi, kryeministri Mitsotakis paralajmëron zgjerim me 12 milje në Detin Jon
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta