Zgjerimi i NATO-s, Turqia dakord për rinisjen e dialogut me Suedinë dhe Finlandën
Turqia ka rënë dakord të rinisë bisedimet mbi kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, pas pezullimit që iu bë janarin e kaluar.
Ndërprerja erdhi pas protestave të shumta anti-turke dhe anti-islamike në kryeqytetin suedez. Por tani qasja e Ankarasë duket se ka ndryshuar dhe rifillimi i negociatave pritet të ndodhë më 9 mars. Sidoqoftë, problemet për Suedinë mbeten.
“Mendoj se shqetësimet tona për terrorizmin duhet të respektohen nga vendet kandidate. Aktivitete të tilla vazhdojnë ende në Suedi. Si komunitet ndërkombëtar, ne duhet t’i luftojmë veprime të tilla. Nuk është e mundur për ne t’i themi ‘po’ Suedisë pa parë hapa konkretë”, u shpreh Mevlut Cavusoglu, ministër i Jashtëm i Turqisë:
Më pak se dy javë më parë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ishte në Ankara. Jens Stoltenberg ritheksoi në takimet me autoritetet turke rëndësinë e integrimit të Finlandës dhe Suedisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta