Zgjerimi i ujërave territoriale, ministri i Jashtëm grek çon në Parlament projektligjin

12 Janar 2021 | 20:01

Parlamenti grek u mblodh ditën e martë, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, për të diskutuar mbi projektligjin për zgjerimin e ujërave territoriale.

Gjatë bisedimeve të zhvilluara në komisionet e punëve të jashtme dhe sigurisë kombëtare, ministri Dendias sqaroi se drafti përcakton perimetrin e zonës bregdetare në detin Jon dhe ishujt e tij, deri në Kepin e Tainaros, në Peloponez, të zgjeruar nga 6 në 12 milje detare.

“Kjo do të zgjerojë zonën e sovranitetit tonë kombëtar me 10 mijë e 79 kilometra katrorë dhe nëse merret parasysh zona e krijuar me ligj, që parashikon mbylljen e gjireve detare, ajo kalon në 13 mijë kilometra katrorë”, sqaroi Dendias.

Shefi i diplomacisë helene e cilësoi procesin e zgjerimit një të drejtë të patjetërsueshme të shtetit grek.

E pranishme, ish-ministrja e Jashtme Dora Bakoyannis e cilësoi debatin në Parlament të një “domethënieje historike” për vendin. Sidoqoftë, ajo shprehu qëndrimin e saj kundër organizimit të tij.

Projektligji, që përmban 5 nene, do të votohet në Parlament më 19 janar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026