Zgjerimi me 12 milje i Greqisë, nis diskutimi në parlamentin grek, ministri Dendias do të paraqesë projektligjin

12 Janar 2021 | 12:02

Parlamenti grek u mblodh ditën e martë, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, për të diskutuar mbi projektligjin për zgjerimin e ujërave territoriale.

Gjatë bisedimeve të zhvilluara në komisionet e punëve të jashtme dhe sigurisë kombëtare, ministri Dendias sqaroi se drafti përcakton perimetrin e zonës bregdetare në detin Jon dhe ishujt e tij, deri në Kepin e Tainaros, në Peloponez, të zgjeruar nga 6 në 12 milje detare.

“Kjo do të zgjerojë zonën e sovranitetit tonë kombëtar me 10 mijë e 79 kilometra katrorë dhe nëse merret parasysh zona e krijuar me ligj, që parashikon mbylljen e gjireve detare, ajo kalon në 13 mijë kilometra katrorë”, sqaroi Dendias.

Shefi i diplomacisë helene e cilësoi procesin e zgjerimit një të drejtë të patjetërsueshme të shtetit grek. E pranishme, ish-ministrja e Jashtme Dora Bakoyannis e cilësoi debatin në Parlament të një “domethënieje historike” për vendin. Sidoqoftë, ajo shprehu qëndrimin e saj kundër organizimit të tij.

Projektligji, që përmban 5 nene, do të votohet në Parlament më 19 janar

Lexoni gjithashtu:

Zgjerimi me 12 milje në Jon, Dendias i telefonon Olta Xhaçkës

Ministri i Jashtëm i Greqisë i telefonon Kryeministrit Rama

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026