Zgjerohet vatra e zjarrit në Malin e Thatë, rrezikohet Parku Kombëtar
Vatra e zjarrit në Malin e Thatë, në Pogradec është zgjeruar gjatë natës, teksa ka prekur edhe Parkun Kombëtar të Galiçicës.
Sipas të dhënave, një grup pune prej 10 personash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt zonës ku ka rënë zjarri, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.
Sipërfaqja e përshkuar nga flakët është e madhe dhe zjarri po i afrohet pyjeve me dushk. Është kërkuar ndihmë edhe në komunën e Ohrit, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse kanë nisur forca zjarrfikëse.
Zjarri vijon prej 4 ditësh në këtë zonë, ndërsa në 24 orët e fundit për shkak të erës ka marrë përhapje të madhe. Mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm nga barinjtë e zonës së Malit të Thatë për kullota të reja, por ka dalë jashtë kontrollit.
LEXONI GJITHASHTU:
Parku Kombëtar i Prespës, në flakë prej tre ditësh
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta