Zgjidhet situata e ujësjellësit në Vlorë, ish-drejtori liron zyrën pas shkarkimit
Merr fund pas disa ditësh kontestime çështja e drejtimit të ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimet Vlorë. Posti i drejtorit i është kaluar Elona Hodaj ndërsa Shkëlqim Leskaj, i shkarkuar pak ditë më parë, ka liruar zyrën.
Edhe sot pranë zyrave të UKV-së u vu re prezenca e punonjësve të policisë bashkliake, por siç mësohet nga Euronews Albania ndërhyrja e tyre ka qenë e panevojshme.
Prej pasdites së të martës ish-drejtori Leskaj ka bërë dorëzimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, çka i hapi rrugën regjistrimit të drejtores së re Elona Hodaj. Leskaj njëherit ka dorëzuar zyrën dhe vulat sipas protokollit.
Vetëm një ditë më parë ish-drejtori Leskaj shpërndau për mediat një deklaratë ku konfirmonte se ai ishte në detyrë sipas të gjithë tagrit që i atribuohej sipas legjislacionit në fuqi. Por ky ishte një sqarim për mediat mëngjesin e së martës. Ndërsa pasdite duket se ish-drejtori u dorëzua.
Sot edhe pse emëruar ditë më parë, ka mundur të futet në zyrë e të nisë punën drejtorja Elona Hodaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta