Zgjidhja e problemit të duhanpirësve nis nga alternativat pa tym 

31 Tetor 2022 | 09:00

Duhanpirja mbetet problem global, me 1.3 miliardë duhanpirës në botë.

Metodat e deritanishme mjekësore nuk kanë qenë 100% të suksesshme.

Institucionei Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Konsumatorit i shohin alternativat pa tym si një mundësi më pak të dëmshme për duhanpirësit.

Në shumë shtete ka nisur me kohë ndërgjegjësimi i qytetarëve lidhur me tymosjen e cigares. Fokusi është për një të ardhme pa tym, ndaj dhe ekspertët e shëndetit po punojnë për të gjetur metoda që mund t’u vijnë në ndihmë duhanpirësve për të lënë cigaren.

Për të arritur këtë qëllim nuk është aq e lehtë, dhe këtë e pohojnë të gjithë. Së fundmi, edhe tek kjo fushë është vënë re se mundësia e zgjedhjes është pika kyçe për të zgjidhur këtë problem. Sigurisht për personat e rritur që pinë cigare, këshilla më e mirë është që ta ndalojnë tymosjen e saj; ndërsa për ata që nuk e përdorin, të mos e nisin. Por mes 1.3 miliardë duhanpirësve, ka persona që zgjedhin të vazhdojnë ta pinë cigaren.

Për këtë grup, kohët e fundit është provuar prezantimi i një metode të re për të arritur kalimin në alternativa më të sigurta. Pas kërkimeve shkencore dhe avancimit të teknologjisë, për këta duhanpirës është arritur të krijohet një kategori produktesh pa tym. Thelbi i këtyre pajisjeve qëndron tek ofrimi i alternativave të cilat shmangin 95% të shkaktarëve të sëmundjeve.

Institucioni i Shëndetit Publik dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britaninë e Madhe kanë deklaruar se “duhanpirësit duhen inkurajuar dhe informuar për përdorimin e alternativave pa tym, në vend të cigareve me djegie”.

Ndërkohë Administrata e Kontrollit të Ushqimit dhe Barnave në Amerikë ka autorizuar prezantimin e pajisjeve me ngrohje “si teknologji e përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit publik”. Përmes kërkimeve shkencore kjo agjenci vuri re se aerosoli i prodhuar nga teknologjia e pajisjeve me ngrohje “përmbante më pak toksina se tymi i cigares”.

Ndaj dhe shumë vende si Japonia, Zelanda e re, Australia apo Kanadaja kanë punuar për të përfshirë një fushatë informimi për këto produkte për qytetarët e tyre. Po në këto vende, metoda e reduktimit të dëmit, pra mundësimi i alternativave që shmangin dëmet në shëndet, ka dhënë rezultate domethënëse. Ndaj për një të ardhme pa tym, hapa të tillë janë vërtetë të rëndësishëm për sigurimin e shëndetit më të mirë për të gjithë shoqërinë.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026