“Zhbllokohet” Broja, shënon golin e parë me fanellën e re
20 Dhjetor 2025 |
18:03
Armando Broja ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Burnley, duke u kthyer në protagonist në transfertën ndaj Bournemouth. Sulmuesi kuqezi, i aktivizuar si zëvendësues në pjesën e dytë, i ka shpëtuar ekipit të tij humbjes me një gol vendimtar në minutat e fundit të takimit.
Vendasit kryesonin 1-0 deri në minutën e 90-të, kur Broja realizoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Marcus Edwards, duke barazuar shifrat dhe mbyllur ndeshjen në 1-1.
Ky barazim i jep Burnley-t një pikë të rëndësishme në transfertë, ndërsa për Brojën goli përfaqëson një zhbllokim të shumëpritur. Një sinjal pozitiv për sulmuesin shqiptar, i cili shpresohet të vazhdojë në këtë rrugë edhe në ndeshjet e ardhshme.
Lajme të Sugjeruara
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit