Nis aktiviteti në aeroportin e Rinasit, nuk ka ende kontrollorë shqiptar të kthyer në punë
Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi tha se situata në aeroportin e Rinasit është më e qetë se dy ditë më parë.
Pyetur nga gazetarja Mulaj, referuar deklaratës së kryeministrit, nëse disa nga kontrollorët shqiptar që bojkotuan punën do të kthehen në detyrë, Merin Maçi u shpreh se nga informacionet që Euronews Albania ka siguruar apo nga vëzhgimi që kanë bërë në aeroport, asnjë nga kontrollorët nuk është kthyer.
Ndërkaq, avioni i parë ka mbërritur nga Brukseli dhe gati për nisje po bëhet dhe avioni për Bolonja, siç raportoi dhe gazetari. Vendi për monitorimin e fluturimeve aktualisht i është lënë kontrollorëve nga Turqia dhe Greqia të cilët do të jenë në krye të detyrës, në aeroportin e vetëm shqiptar, atë të Rinasit.
Pas rreth 30 orësh krizë, situata u zhbllokua në aeroportin “Nënë Tereza”, me mbërritjen e avionit që solli 100 mijë dozat e radhës të vaksinës kineze Sinovac.
Ndërkohë, dje, të gjithë pasagjerët që kishin prenotuar biletën për në Dubai, udhëtuan me autobusë deri në Podgoricë, për të fluturuar nga aeroporti i kryeqytetit të Malit të Zi.
Lexoni gjithashtu:
Nesër rinisin fluturimet komerciale në Rinas, TIA zbardh oraret
Balluku: Sot nisin fluturimet esenciale nga aeroporti i Rinasit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta