Zhdukja e tre të rinjve, shkak dyshohet përplasja për parcelat me drogë
Prej 4 ditësh, 3 persona kanë humbur kontaktet me familjarët në zonën e Vuklit, në Malësinë e Madhe. Vilson Çutaj, Klement dhe Daniel Pepaj janë larguar nga banesat dhe nuk dihet fati i tyre.
Kjo ngjarje ka tronditur jo pak zonën e qetë të Vrithit, të pa njohur deri sot për ngjarje kriminale. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me banorë të zonës janë shpërndarë në të gjithë perimetrin e dyshuar për te kërkuar.
Babai i Klementit, Nush Pepaj shprehet se ka dyshime tek Danjel Pepaj, pasi ditë më parë ka pasur një konflikt mes këtyre personave.
Telefoni i Klementit ka qenë i ndezur deri mesditën e ditës së diel e më pas rezultonte i fikur shprehet Nush Pepaj, ndërsa bën apel që të zbardhet sa më parë ngjarja.
Burime konfidenciale të Euronews Albania shprehen se mes këtyre personave ka pasur një konflikt për parcelat e hashashit.
Klementi dhe Vilsoni dyshohet të jenë konfliktuar me Danjelin për shkak të parcelave të përbashkëta të hashashit e më pas një ditë më vonë Danjeli i ka thirrur në pritë në zonën e Zagorës në Rrenc ku dyshohet të ketë qëlluar drejt tyre e më pas dyshohet është larguar në drejtim të Malit të Zi .
Klement Pepaj ka qenë i skeduar më parë nga Zvicra, nga ku është dëbuar një vit më parë pasi është ndaluar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta