Zhdukja e 3 të rinjve në Malësi, policia vijon kërkimet, ende asnjë gjurmë
Zhdukja prej rreth një jave e tre të rinjve në Malësinë e Madhe, e dyshuar për prishje të pazareve të drogës, ka bërë që policia të angazhohet maksimalisht në gjetjen e ndonjë gjurme që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes.
Me dyshimet se dy prej të rinjve mund të jenë vrarë, uniformat blu janë në kërkim të Daniel Pepajt, person i cili dyshohet se ka nxjerrë në pritë Klement Pepajn dhe Vilson Cutajn.
Kushtet atmosferike dhe terreni i vështirë kanë bërë që policia të ndërpresë operacionin e kërkimit.
Korrespondenti i Euronews Albania Teodor Gjerga raportoi se autoritetet kanë pasur vështirësi për të gjetur gjurmë pasi kanë vetëm një qen të aftë për të nuhatur dhe lokalizuar trupa.
Nisur nga dyshimet se mund të ketë pasur informacione, policia ka marrë në shoqërim për kërkimet edhe babin e Danielit, ndërkohë që ka pasur mjaft spekulime nga banorët se vetë policia nuk po bën maksimumin për t’i gjetur pasi është e përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e marijuanës.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta