English

Zhvarroset 1 kufomë, dyshohet se i përket Renit të Elbasanit, zhdukur 8 vjet më parë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prokuroria e Elbasanit ka rihapur hetimet për zhdukjen e këngëtarit të muzikës tallava, Renato Hamzës, i njohur si ‘Reni i Elbasanit’.

- Advertisement -

Burimet bëjnë të ditur se mëngjesit të djeshëm punonjës të policisë dhe specialistëve të krimeve dhe mjekësisë ligjore, kanë kryer zhvarrosjen e një kufome që mbetet ende i paidentifikuar.

Kufoma u gjet vite më parë në një fshat të Librazhdit dhe ishte varrosur si person i paidentifikuar, ndërsa nga mbetjet kockore janë marrë kampione ADN-je, pasi ka dyshime që ky trup mund t’i përkasë pikërisht Renato Hamzës, zhdukja e të cilit vijon të mbetet një enigmë edhe sot.

Ka dyshime se këngëtari i muzikës tallava Renato Hamza, mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, pasi për të riun kanë pasur dyshime se mund të ketë qenë dëshmitarë i një ngjarjeje kriminale që ky grup kishte kryer.

Prej qershorit 2014, familja e këngëtarit të muzikës tallava Renato Hamza, nuk ka asnjë informacion për fatin e 21-vjeçarit në atë kohë nga Elbasani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?