Zhvendoset pas një jave anija tregtare që bllokoi Kanalin e Suezit

29 Mars 2021 | 16:02

Autoritetet egjiptiane njoftuan mesditën e së hënës se anija që bllokoi Kanalin e Suezit është lëvizur nga bregu.

Gjenerali Osama Rabei, drejtuesi i autoriteteve të Kanalit të Suezit, tha se punonjësit po vijojnë të drejtojnë manovrat për të drejtuar anijen në të tillë pozicion që të mund të lirojë plotësisht rrugën detare.

Prej së martës së shkuar anija “Ever Green” e gjatë 400 metra, me kapacitet prej 224 mijë tonelatash, e krahasueshme me një qiell-gërvishtës për nga madhësia, ishte përplasur me brigjet e Kanalit të Suezit duke bllokuar qarkullimin e rreth 7.6 miliardë euro mallra tregtare.

Përplasja ndodhi si pasojë e një stuhije të fortë rëre që përfshiu rajonin.

Ende nuk është e qartë se kur do të mund të nisë qarkullimi i lirë i anijeve të tjera tregtare pasi në pritje të lëvizjes janë rreth 367 anije.

Suezi është një nga linjat më të ngarkuara të lëvizjeve të anijeve me mallra dhe bllokimi i së martës detyroi kompanitë që të ri-organizonin transportin, gjë që shkaktoi vonesa në dërgim dhe dëme të konsiderueshme ekonomike.

Me dhjetëra anije zgjodhën të ndjekin një rrugë alternative mes Azisë dhe Evropës, duke udhëtuar rreth Kepit të Shpresës së Mirë nga Afrika e Jugut, itinerar ky me dy javë më shumë lëvizjeje.

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e shkuar rreth 19 mijë anije kanë kaluar përmes Kanalit të Suezit dhe rreth 10% e tregtisë botërore kalon përmes këtij kalimi strategjik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026