Ambasadorja Kim takon Bashën, temë diskutimi kryerja e reformës zgjedhore brenda 31 majit
Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, u takua të martën me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi u zhvillua në selinë e PD-së dhe zgjati më pak se një orë. Në dalje, Kim dhe Basha iu përgjigjën interesit të mediave duke u shprehur se kishin diskutuar rreth reformës zgjedhore.
“Diskutimi u fokusua për të ardhmen dhe veçanërisht që udhëheqësit duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar për përmbushjen e reformës zgjedhore deri më 31 maj. Ky nuk është afat i vendosur nga SHBA-të apo faktorë të jashtëm, ky afat u caktua mbi veten e tyre nga udhëheqësit. Nga përkufizimi opozita ka përpara një punë të vështirë, por ndihem e inkurajuar nga diskutimi që pata këtë pasdite, pres rezultatet,” – u shpreh Ambasadorja duke mos specifikuar nëse gjatë diskutimit me kryetarin e PD-së ishte cekur, apo jo, edhe çështja e sistemit zgjedhor.
Pas saj, Basha tha për mediat se PD-ja mbetej e vendosur që t’i respektonte afatet e përmbushjes së reformës brenda 31 majit, datë, që siç tha ai, “opozita ia ka vendosur mazhorancës”.
“Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është prioritet i Partisë Demokratike, opozitës së bashkuar dhe shqiptarëve. Ne do të bëjmë gjithçka që shqiptarët t’i drejtohen sa më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin me votë të lirë, të pa ndikuar nga krimi nga shitblerja e votës, jemi të vendosur dhe do të bëjmë gjithçka që brenda 31 majit, afat që ne ia kemi kërkuar mazhorancës, reforma të ketë përfunduar dhe do të bëjmë gjithçka edhe për ta zbatuar ligjin, në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë zgjidhje përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe Shqipëria të ecë përpara e të hapë rrugën e integrimit,” – u shpreh Basha.
Takimi i diplomates amerikane u bë në një kohë, kur në vendin tonë ka pasur një sërë zhvillimesh në kuadrin socio-politik.
PD-ja dhe aleatët e saj kanë njoftuar nisjen e protestave si kundërpërgjigje për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Ambasadorja Kim ditët e fundit ka zhvilluar takime edhe me kreun e qeverisë, Edi Rama, ndërsa theksi ka qenë tek zhvillimet e fundit në vendin tonë, por edhe tek mbështetja që SHBA-të kanë dhënë për Shqipërinë në përballimi e pandemisë globale të COVID-19.
“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti”, shkroi ambasada në faqen zyrtare më 19 maj, ditë në të cilën znj.Kim zhvilloi takimin me Kryeministrin.
Lexoni gjithashtu:
Takimi i Yuri Kim me kryeminstrin Rama, zbardhen çështjet që u diskutuan
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta