Zidane 200 ndeshje trajner i Realit, ndaj Eibarit arrin fitoren e 132-të
Kur Zinedine Zidane mori drejtimin e Realit të Madridit për herë të parë në janar të vitit 2016 nuk ishin të paktë ata që e cilësuan emërimin e francezit si zgjedhje të nxiruar. Por me sa duket koha i ka dhënë të drejtë atij.
Përballë Eibarit, ishte ndeshje e 200-të e Zidane në krye te Los Blancos. E kur bën një llogari statistikat e tij janë vërtetë mbresëlënëse.
Në 200 ndeshje në krye të madrilenëve francezi ka arritur të marrë 132 fitore dhe të sigurojë plot 13 trofe, mes tyre 3 herë radhazi Champions League-ën.
Në historinë e klubit madrilen, më shumë se Zidane kanë drejtuar skuadrën Vicente del Bosque (246) dhe Miguel Munoz (357), mirëpo Zidane është ai që ka patur më pak humbje në 200 ndeshje (vetëm 26, kundrejt 33 Munoz dhe 48 Del Bosque).
Me sa duket statistikat flasin në favor të Zidane, i cili deri tani ka treguar se është i aftë të ndërtojë një skuadër fituese, jo më kot drejtuesit e Realit të Madridit i kanë besuar projektin aktual për ringritjen e skuadrës.
Aktualisht Reali është në lojën për titullin e La Ligas, por edhe në Champions League.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta