Zjarr në garazhin e një pallati në Tiranë, digjet “Range Rover”, evakuohen banorët

11 Prill 2021 | 08:47

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” në kryeqytet ra një zjarr në garazhin e një pallati.

Euronews Albania mëson se është djegur një makinë tip “Range Rover”.

Por, flakët dhe tymi u shpërndanë në katet e sipërme duke shkaktuar probleme për banorët, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Për shkak të kësaj situate një pjesë e madhe e banorëve e pati të pamundur të dalë nga banesat, dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë për të bërë evakuimin e tyre.

Për shkak të tymit dhe problemeve që shkaktoi në frymëmarrje, disa prej banoreve dolën në tarracën e pallatit, prej ku u evakuan më pas nga zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026