Zjarr në ishullin e Pashkëve në Kili, statujat e Moait nuk riparohen më

9 Tetor 2022 | 13:19

Zjarri që shpërtheu në ishullin e Pashkëve në Kili të hënën dëmtoi statujat e Moait dhe fatkeqësisht dëmi është i pariparueshëm.

Disa nga statujat prej guri u përfshinë nga flakët, tha nënsekretari i Kilit për trashëgiminë kulturore.

Në ishullin e Pashkëve, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ka rreth 1000 statuja gjigante prej guri, raporton BBC.

Besohet se zjarri është vënë qëllimisht pranë vullkanit Rano Raraku ku ndodhen rreth 400 statuja Moai. Kryetari i bashkisë së ishullit, Pedro Edmunds, tha për mediat lokale se dëmi i shkaktuar nga zjarri nuk mund të riparohet.

Përfaqësuesi i parkut kombëtar ku ra zjarri, Ariki Tepano deklaroi se Moai-t janë djegur plotësisht.

Statujat e Moait janë bërë nga gurë monolitikë dhe tufa vullkanike. Më e madhja prej tyre peshon 74 ton dhe është 10 metra e lartë. Ato u gdhendën nga një fis polinezian më shumë se 500 vjet më parë dhe secila prej tyre konsiderohej si një mishërim i gjallë i një personi.

Ishulli i Pashkëve ndodhet 3500 kilometra larg brigjeve të Kilit. Ai mbështetet në turizëm dhe u rihap vetëm tre muaj më parë pasi u mbyll gjatë pandemisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026