Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa të asfiksuar

29 Nëntor 2023 | 16:08

Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në Fier pasditen e së mërkurës.

Për pasojë disa persona janë asfiksuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në banesën ngjitur.

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në shtëpinë në katin e dytë të ndërtesës.  Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë

Nëntë persona janë proceduar penalisht nga policia në Tiranë gjatë një operacioni të quajtur “Illegal trade”. Të proceduarit mësohet se janë administrator ose përfaqësues të...
10:35 | 18/07/2026

U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian

Një egjiptian është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia bën me dije se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se organizonte...
10:19 | 18/07/2026

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur pas...
09:56 | 18/07/2026