Zjarrfikësit “e fikur” në Prishtinë, ankesa për statusin, kushtet e punës dhe numrin e vogël të punonjësve
Zjarrfikësit e Prishtinës, por edhe në të gjithë Kosovën, e kanë pritur në kushte mjaft të vështira Ditën Ndërkombëtare të zjarrfikësve. Përveç çështjeve administrative, apo edhe mungesave në infrastrukturë, zjarrfikësit shprehin ankesa për numrin e vogël të efektivit të tyre, ndërkohë që ndërhyrjet gjatë një viti shkojnë deri në 10 mijë raste. Ndonëse sot do të duhej të ndjeheshin më mirë për shkak të Ditës Ndërkombëtare që iu kushtohet atyre, zjarrfikësit në Kosovë ankohen se përveç mungesës së kushteve të punës, të martën nuk i ka vizituar asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.
Shofer-zjarrfikësi, Vezir Berisha thotë se qeverisë së Kosovës, por edhe Komunës së Prishtinës duhet t’i vijë turp që nuk janë kujtuar që së paku t’i urojnë në ditën dedikuar atyre.
Ai tha për KosovaPress se zjarrfikësit janë të parët që hyjnë në zjarr, por në ditën e tyre, askush nuk kujtohet për ta.
“Kisha shfrytëzua rastin t’iu them: ‘marre iu koftë, me kryetar komune, me drejtorët, marre iu koftë’. Mos me pas mundësi me ardhë 5 minuta me na e thënë një urim a diçka. Ne jemi mësua me fjalë, fjalë të kota sa të duash, kur është puna me hy në zjarr ne jemi të parët, jemi heronj. Por jo, duhet me ditë me e respektua punëtorin. Unë edhe njëherë iu them marre iu koftë si Qeverisë, si Komunës, për çka mos me ardhë me na e bë një urim. Premtime jemi mbushë, realizimi kurrkund hiç”, tha z. Berisha.
Përkundër vështirësive që kanë në vendin e tyre të punës, z. Berisha tha se ajo që i mban në krye të detyrës është dëshira për të shpëtuar jetë, e që sipas tij, kjo është edhe kënaqësia e vetme që kanë.
“Kënaqësi e madhe është kur e shpëton dikë, kur pranon falënderime prej personit që ia ke kryer punën. Kënaqësi më të madhe se me e shpëtua një njeri nuk ka, por për fat të keq kemi raste që edhe po pësojnë me fatalitet. Aktualisht paga është shumë e ulët, ndërrimet e natës, orët shtesë, kurrfarë benefite nuk kemi. E ka vështirësuar shumë pandemia punën tonë, kanë qenë disa të prekur. Edhe për pandemi neve na kanë anashkaluar”, tha Vezir Brisha.
Kryetari i Sindikatës të Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, u shpreh se 4 maji po i gjen në gjendje të vështirë zjarrfikësit e Kosovës, duke shtuar se kjo ditë do të duhej t’u shërbente institucioneve që të gjejnë zgjidhje për këtë shërbim të domosdoshëm emergjent.
“Edhe këtë vit, 4 Maji, Dita Ndërkombëtare, zjarrfikësit e Kosovës i gjen në gjendje të vështirë, në të gjitha aspektet, edhe organizativ edhe resurset njerëzore… Problemet kryesore janë statusi i pa definuar, mos definimi i kompetencave menaxhuese mes pushtetit lokal dhe nivelit qendror, kushtet e punës, mos përmbushja e obligimeve si punëdhënësit, u zjarrfikësit nuk kompensohen në festat zyrtare, ndërrimi i natës, orët jashtë orarit, koeficienti më i ulët në nivel të vendit, pa sigurime shëndetësore, pa kontrolle sistematike të pajisjeve, pa aplikim të masave për mbrojtje dhe siguri në punë. Zjarrfikësit punojnë me pajisje të pa testuara sipas kontrolleve periodike të prodhuesit, dhe kur të gjitha këto probleme grumbullohen, me të vërtetë do zgjidhje emergjente. Dhe shpresojmë që kjo ditë të jetë pikënisje për institucionet e vendit, të zbresin në teren dhe të shohin gjendjen ekzistuese”, tha z. Beka.
Sa i përket numrit të zjarrfikësve të angazhuar në nivel vendi, z. Beka tha se është shumë më i vogël nga sa do të duhej të ishte.
“Mungesa e stafit është evidente, mungon një numër, mos të them dyfishi i zjarrfikësve aktual që janë. Vetëm në Prishtinë janë mbi 20 vende të lira të punës, pasi disa kanë ndërruar pozitat, janë pensionuar, kanë shkuar në institucione tjera, dhe nuk po munden të gjejnë gjuhë të përbashkët për shpallje të konkursit për të pranuar punëtorë të ri. Qe 4-5 vite është kjo mungesë e zjarrfikësve”, shtoi z. Beka.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta