Zjarri në resortin e skive në Turqi, rritet bilanci me 66 viktima e 51 të plagosur

21 Janar 2025 | 14:05

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur në momentin që një zjarr përfshiu një resort skijimi në pjesën  veriperëndimore të Turqisë.

Ai deklaroi se bilanci i viktimave dhe të plagosurve është rritur tashmë me të paktën 66 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të plagosur.

“Jemi në dhimbje të thellë. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë në zjarrin që shpërtheu në këtë hotel”, u tha gazetarëve Yerlikaya, pas inspektimit të vendit të ngjarjes.

Raportimet nga zyrtarët dhe mediat turke shpjeguan se zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit në restorantin e hotelit 12-katësh “Grand Kartal” në resortin Kartalkaya, në provincën Bolu. Shkaqet e kësaj ngjarje mbeten akoma të paqarta.

“Dy nga viktimat humbën jetën duke u hedhur nga ndërtesa në një situatë paniku, ndërsa në total raportohen të kenë qenë 234 persona brenda në hotel”, tha guvernatori Abdulaziz Aydin.

Rreth 20 persona janë ndihmuar për të dalë nga hoteli nga një instruktor skijimi Necmi Kepcetutan. Ai tregoi se hoteli ishte mbuluar nga tymi, duke e bërë të vështirë gjetjen e daljeve emergjente. Mediat turke bëjnë me dije se dëshmitarët kanë deklaruar se sistemi i alarmit të zjarrit në hotel nuk funksionoi.

“Gruaja ime ndjeu erën e tymit. Alarmi nuk ra”, tha Atakan Yelkovan, një person në katin e tretë të hotelit.

Zyra e Aydin njoftoi se 30 automjete zjarrfikëse dhe 28 ambulanca u dërguan në vendngjarje, por dëshmitari që raportoi për ngjarjen, Yelkovan tha zjarrfikësit mbërritën pas rreth një ore.

Qeveria caktoi gjashtë prokurorë për të udhëhequr hetimin mbi zjarrin. Hoteli me 161 dhoma ndodhet buzë një shkëmbi, gjë që e bëri më të vështirë luftimin e flakëve.

Hotelet e tjera në resort u evakuuan si masë paraprake dhe njerëzit që kanë shpëtuar u vendosën në hotele rreth Bolusë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës

Kina ka përsëritur thirrjen e saj që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet dhe embargon afatgjatë ndaj Kubës, pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur...
17:11 | 25/06/2026

Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur

Më shumë se 10,000 persona u raportuan të zhdukur pas tërmetit që goditi Venezuelën gjatë natës, sipas të dhënave nga një faqe interneti e krijuar...
16:42 | 25/06/2026

“Ka njerëz gjallë atje”, dëshmitë rrëqethëse nga zonat e goditura nga tërmeti në Venezuelë

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, një nga zonat që...
16:14 | 25/06/2026